Rossi: Ishte koha që një italian të fitonte MotoGP

Formula 1

Rossi: Ishte koha që një italian të fitonte MotoGP

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:29
Rossi: Ishte koha që një italian të fitonte MotoGP

Legjenda Valentino Rossi ishte piloti i fundit italian që triumfonte në MotoGP (2009) dhe më në fund, 9 herë fituesi i garave të motoçiklizmit ka gjetur një pasardhës. Ai është Francesco Bagnaia, që këtë sezon u shpall kampion në kategorinë më të rëndësishme të motoçiklizmit.

“A është Bagnaia pasardhësi im? Kishte ardhur koha që një italian të triumfonte në MotoGP dhe fakti që këtë gjë e arriti Francesco është mjaft e rëndësishme, një gjë speciale për mua. Është mënyra më e mirë për mua për t’i dhënë stafetën”, u shpreh Rossi, i tërhequr nga garat një vit më parë.

“Bagnaia vuajti shumë në Valencia në garën e fundit, por personalisht isha i qetë. Në provat para garës e sistemoi motorin ashtu sikurse dëshironte dhe ishte i shpejtë, duke pilotuar i qetë. Edhe Quartararo bëri një garë të mirë, ndaj ishte një përballje e fortë mes tyre nga fillimi i sezonit deri në fund”, tha Valentino Rossi.

“Më vjen mirë për Bagnaia, pasi kemi një marrëdhënie speciale. Ai është një product i Akademisë tonë. aftësia e tij më e mirë është se të përfshin në gjithçka që bën. Është diçka e bukur të punosh me të, ta ndihmosh. Kush punon me të e bën në mënyrën e duhur dhe kjo është një aftësi që ka piloti”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat