Bagnaia: Besova te titulli edhe kur isha 91 pikë pas kreut

Formula 1

Bagnaia: Besova te titulli edhe kur isha 91 pikë pas kreut

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 12:13
Bagnaia

Festa e titullit kampion bote në MotoGP ka zgjatur deri në 1 të natës për Francesco Bagnaia, që është larguar nga mbrëmja e organizuar nga Ducati më herët nga të gjithë. “Isha shumë i lodhur nga ajo ditë, që mu duk shumë e gjatë. Isha i uritur, pa energji dhe shkova të fle, ndërkohë që skuadra festonte ende”, tha piloti italian.

“Nuk ndjehesha mirë, pasi kisha marrë edhe një të ftohur atë pasdite, duke kaluar nga një intervistë në tjetrën. Më pas shkuam në mbrëmjen “gala” që organizoi MotoGP dhe në fund në festën e skuadrës”, shprehet Bagnaia, që kujton orët e para si kampion bote për pilotë.

“Ka qenë një sezon i gjatë, i lodhshëm dhe i vështirë. Në mesin e sezonit as që mund të mendonim për titullin, pasi isha 91 pikë pas Quartararo. Gjithsesi, nuk hoqëm dorë dhe mendoj se vendosmëria e të gjithëve u shpërblye. Morëm dy tituj, atë për pilotë dhe konstruktorë dhe festa është legjitime”, tha Bagnaia.

“Ndihma e personave që kisha pranë ka qenë e madhe dhe ata kanë qenë gjithçka për mua. Shpresoj që ky triumf të jetë një motovim më i madh për të ardhmen. Përvoja e këtij viti ishte vendimtare për karrierën time. Tani kemi më shumë eksperiencë dhe mendoj se kjo do të më ndihmojë që të shpallem kampion edhe vitin tjetër”, tha Francesco Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat