MotoGP kryen testet e para, Bagnaia optimist

Formula 1

MotoGP kryen testet e para, Bagnaia optimist

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:41
MotoGP kryen testet e para, Bagnaia optimist

Vetëm pak ditë pasi përfundoi sezoni 2022 në MotoGP, pilotët e skuadrat kanë zbritur sërish në pistën e Valencia, për të zhvilluar testet e para dimërore me motorët e rinj. Kohën më të mirë e dha piloti italian Luca Marini me motorin Mooney VR46. Ai dha kohën 1’30”032, duke treguar se nga skuadra e ish-legjendës Valentino Rossi mund të ketë surpriza sezonin e ri.

I pakënaqur nga këto teste të para ishte spanjolli i Honda, Marc Marquez. “Shpresoja në diçka më të mirë. Kemi fituar në disa vende, por kemi humbur në disa të tjera. Në duhet ende shumë punë para se të rikthehemi në pistë për testet e ardhshme, në shkurt. Për mua, motori që provova ishte i njëjtë me atë të këtij viti. Edhe pilotët e tjerë që përdorin motorin Honda kanë vështirësi, ndaj duhet punë”, tha Marquez.

Më i kënaqur duket Francesco Bagnaia, i saposhpallur kampion me Ducati: “Një motor që premton.

Mendoj se në këto teste u paraqitëm mirë, një sinjal pozitiv për të ardhmen. Kemi një evolucion të motorit, do të kemi gjëra të vogla që do të përmirësojnë edhe më shumë motorin. Besoj se kemi bërë një hap përpara edhe pse duhet të presim testet e radhës, më 10 shkurt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat