Piloti bën paqe me skuadrën

Formula 1

Piloti bën paqe me skuadrën

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:16
Piloti bën paqe me skuadrën

“Objektivi është ai që dihet, të luftojmë për titullin. Gjithsesi, për të kuptuar se si do të jetë motori i sezonit të ri duhet të presim testet që do të zhvillohen në shkurt, në Malajzi. Në Valencia bëmë një punë të mirë, bëmë një hap të vogël përpara, por jo mjaftueshëm për të qnë kompetitivë”, tha Marc Marquez, që para disa ditësh kritikoi motorin Honda.

Gjithsesi, piloti spanjoll kërkon të vendosë paqen me drejtuesit e Honda, siç dhe shprehet vetë për të mirën e skuadrës.

Mendoj se të zihemi apo debatojmë nuk ka kuptim, pasi thjesht do të krijojmë më shumë panik. Teknikët na njoftuan se do të sjellin disa risi, ndaj të presim muajin shkurt për të parë gjendjen. Të nxehemi nuk ka vlera, pasi unë kam 100% besim te Honda”, tha Marquez.

“Ne do të japim maksimumin në pistë, për t’i fituar të dy titujt. Ose të paktën të duelojmë për fitore, gjë e cila na mungoi këtë sezon. Unë jam optimist, ndërkohë që këtë vit nuk kam qenë në 100% të formës time. Ky do të jetë dimri i parë pa dëmtime pa shumë kohësh, ndaj në shkurt do të jem në formën optimale kur të nisin testet e para”, u shpreh Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat