Situata te skuadra Red Bull

Formula 1

Situata te skuadra Red Bull

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 14:49
Situata te skuadra Red Bull

Situata te skuadra Red Bull është ende e tensionuar pas garës së fundit në Brazil, jo shumë për rezultatin zhgënjyes në garë (vendet 5-6 me Verstappen e Perez), por për komunikimin në radio që pilotët patën në momentin që po mbyllej gara në pistën e Interlagos.

Shefat e Red Bull i kanë kërkuar llogari përse kampioni i botës në Formula 1 nuk i hapi krahun shokut të tij të skuadrës, që po duelon për vendin e dytë.

Reagimi i Max Verstappen ka qenë i prerë: “Jua kam thënë edhe më herët. Mos më kërkoni të bëj gjëra të tilla në pistë. Mendoj se kam qenë i qartë dhe skuadra i di arsyet e mia”.

Më tej, piloti holandez, shtoi: “Me skuadrën isha sqaruar për këtë gjë që para se të vinim në Brazil. E kuptoj zhgënjimin e Perez, por edhe ata duhet motivet e mia se përse nuk e lashë të më kalonte. Kjo nuk është hera e parë që ma kërkojnë një gjë të tillë”.

“Gjithsesi, tani shohim përpara, kemi ende edhe një garë. Do të mblidhemi dhe diskutojmë, por nëse Perez do të ketë nevojë për ndihmën time në Abu Dhabi do ta ndihmoj”, tha Verstappen, që në garën e fundit tregoi se nuk është një njeri që mbështet skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat