Hamilton: Botërori i kaluar u manipulua në garën e fundit

Formula 1

Hamilton: Botërori i kaluar u manipulua në garën e fundit

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:25
Hamilton

Këtë fundjavë do të zhvillohet në pistën e Yas Marina gara e fundit sezonale e botërorit të Formula 1. Një pistë ku vitin e kaluar u vendos fati i titullit kampion për pilotë, me Max Verstappen që parakaloi Lewis Hamilton në xhiron e fundit mes shumë polemikave pas vendimeve të komisarëve të garës.

Piloti britanik, 7 herë kampion bote, nuk e ka harruar atë ditë të mallkuar për të, ku iu hoq fitorja nga duart pak kilometra nga finishi. “Botërori i kaluar ishte i manipuluar. Dikush vendosi që kampion bote duhej të ishte Max Verstappen dhe ashtu ndodhi në pistë”, u shpreh Hamilton nga Abu Dhabi.

Duke bërë një krahasim mes titullit të fituar prej tij në vitin 2008, në Brazil, kur Toyota e Timo Glock vendosi gjithçka në dëm të Felipe Massa, piloti britanik tha:

“Ai botëror nuk u manipulua. Ato dy ngjarje nuk mund të krahasohen edhe pse në të dyja rsatet titulli u vendos në xhiron e fundit, ku njëri pilot u zhgënjye. Por botërori 2008 nuk u manipulua, ndërsa ai vjet po”.

“Vjet titulli u vendos nga të tjerët, nga komisarët e garës, që morën vendime absurde dhe kundër rregullores në xhiron e fundit. Ndaj them se vjet titulli u manipulua”, u shpreh piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat