Hamilton synon rekordin në Abu Dhabi

Formula 1

Hamilton synon rekordin në Abu Dhabi

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:20
Hamilton

Në garën e fundit të Formula 1 të zhvilluar në Brazil, nuk ishte i pranishëm Toto Wolff, shefi i Mercedes, pikërisht në garën që fitoi makina gjermane. Ai ka prëgëzuar dy pilotët pas triumfit të dyfishtë në pistën e Interlagos, ku Russell u rendit para Hamilton. “Jam shumë i lumtur për fitoren e parë sezonale”, tha Wolff.

I pyetur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, duke nisur nga gara e radhës në Abu Dhabi, ku Hamilton synon fitoren e të paktën një garë për të 15-tin sezon më radhë, çka do të ishte një rekord, ai tha:

“Si skuadër i kemi mbështetur të dy pilotët tanë, që të garojnë të lirë dhe pa presion për fitoren”.

“Nuk kemi vepruar kurrë ndryshe, vetëm në rastin kur një pilot është në garë për titullin kampion.

Leëis dhe Goerge janë të lirë të garojnë për fitore edhe në Abu Dhabi, pasi në synojmë fitoren me të dy, për t’u renditur të dytët për konstruktorë. Kjo gjë do të ndodhë edhe për sezonin e ri”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat