Makina Haas merr vendimin për Mick Schumacher

Formula 1

Makina Haas merr vendimin për Mick Schumacher

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:59
Makina Haas merr vendimin për Mick Schumacher

Mick Schumacher nuk do të jetë më një pilot i Haas, duke i dhënë kështu lamtumirën Formula 1 pas vetëm dy sezonesh.

Piloti i ri gjerman nuk ka rinovuar dot kontratën me makinën amerikane, që e ka zëvendësuar djalin e 7 herë kampionit të botës me një tjetër gjerman, Nico Hulkenberg.

Prej muajsh palët ishin në bisedime për të rinovuar kontratën, por kjo nuk ka ndodhur, pasi skuadra Haas ka mbetur e pakënaqur nga paraqitjet e gjermanit, ish-kampion bote në Formula 2 dy vie më parë. Mick pagoi shtrenjtë aksidentet e shumta që ka patur me makinën Haas, që ka shpenzuar shumë për ta rikthtyer njëvendëshen e pilotit në gjendjen e mëparshme.

Piloti tjetër i Haas është Kevin Magnussen, që tashmë do të ketë një shok të ri skuadre. Gjithsesi, e ardhmja e Mick Schumacher mund të vijojë të jetë në Formula 1, si pilot rezervë i ndonjë skuadre tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat