Ky është piloti që ka “fluturuar” më shumë gjatë sezonit

Formula 1

Ky është piloti që ka “fluturuar” më shumë gjatë sezonit

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:27
Ky është piloti që ka “fluturuar” më shumë gjatë sezonit

Siç ndodh në përfunbdim të çdo sezoni edhe këtë vit MotoGP ka publikuar të dhënat në lidhje me rrëzimet e pilotëve përgjatë kampionatit. Në krye të renditjes, me 27 rrëzime është Darryn Binder më motorin Yamaha WithU (si gjatë garës ashtu dhe gjatë provave zyrtare apo të lira).

Kjo gjë pritej, duke qenë se piloti afrikano-jugor kaloi nga kategoria Moto3 në atë të MotoGP. Pas tij një tjetër debutues, italiani i Ducati VR46, Marco Bezzecchi, me 23 rrëzime.

Podium kompletohet nga spanjollët e Honda, Pol Espargaro dhe Alex Marquez, me nga 21 rrëzime secili.

Renditja e rrëzimeve 2022

1.Darryn Binder, 27 herë (20 gara)

2.Marco Bezzecchi, 23 herë (20 gara)

3.Pol Espargaro, 21 herë (19 gara)

4.Alex Marquez, 21 herë (20 gara)

5.Enea Bastianini, 18 herë (20 gara)

6.Marc Marquez, 18 herë (12 gara)

7.Johann Zarco, 18 herë (20 gara)

8.Jorge Martin, 15herë (20 gara)

9.Francesco Bagnaia, 14herë (20 gara)

10.Aleix Espargaro, 14 herë (20 gara)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat