Kontrata me Mercedes drejt fundit

Formula 1

Kontrata me Mercedes drejt fundit

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:06
Kontrata me Mercedes drejt fundit

Piloti britanik Lewis Hamilton ka ende edhe një vit kontraë me makinën Mercedes, e cila skadon në dhjetor të 2023-shit.

Pas problemeve që hasi këtë sezon, u përfol se 7 herë kampioni i botës do të nisë një aventurë të re, por duket se ai i ka idetë e qarta.

“Besoj se do të rinovoj kontratën me Mercedes.

Deri më tani nuk biseduar për të ardhmen, por nuk besoj se do të duhet shumë për të hedhur firmat. Me shumë gjasa, do të qëndroj këtu”, u shpreh Lewis Hamilton.

“Unë kam besim te Mercedes dhe ëndrra e çdo piloti është që të tërhiqet nga sporti si kampion bote. Unë besoj se kjo gjë dhe besoj se Mercedes do të ringrihet. Kemi punuar shumë”, tha piloti britanik, që këtë sezon nuk arriti asnjë fitore në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat