Hamilton më në fund tregon se ku do të vazhdojë karrierën

Formula 1

Hamilton më në fund tregon se ku do të vazhdojë karrierën

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:46
Hamilton

Piloti britanik Luis Hamilton ka ende edhe një vit kontratë me makinën “Mercedes”, e cila skadon në dhjetor të 2023-shit. Pas problemeve që hasi këtë sezon, u përfol se 7 herë kampioni i botës do të nisë një aventurë të re, por duket se ai i ka idetë e qarta.

“Besoj se do të rinovoj kontratën me Mercedes.

Deri më tani nuk biseduar për të ardhmen, por nuk besoj se do të duhet shumë për të hedhur firmat. Me shumë gjasa, do të qëndroj këtu”, u shpreh Hamiltoni.

“Unë kam besim te Mercedes dhe ëndrra e çdo piloti është që të tërhiqet nga sporti si kampion bote. Unë besoj se kjo gjë dhe besoj se Mercedes do të ringrihet. Kemi punuar shumë”, tha piloti britanik, që këtë sezon nuk arriti asnjë fitore në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat