MotoGP, një sezon që riktheu “buzëqeshjen”

Formula 1

MotoGP, një sezon që riktheu “buzëqeshjen”

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:06
MotoGP, një sezon që riktheu “buzëqeshjen”

Moto GP në vitin 2022 dhuroi emocione dhe surpriza të shumta. Italia është ngjitur sërish në majën e Moto GP, pasi Francesko Bagnaia është shpallur Kampion i Botës me Ducatin  me 265 pikë në total.

25-vjeçari nga Torino shkruajti historinë me shtatë fitore dhe pesë Pole Position duke u shpallur për herë të parë në karrierë Kampion Bote. Kjo arritje nuk ishte aspak e lehtë për italianin, pasi ia doli mbanë vetëm në garën e fundit, aty ku ai e mbylli në vendin e nëntë në Çmimin e madh të Spanjës në Valencia.

Edicioni i këtij viti në Moto GP ishte spektakolar, për faktin se nuk kishte ndodhur kurrë më parë një rikthim historik siç bëri kampion në fuqi Francesko Bagnaia. Pavarësisht se 25-vjeçari e nisi si favoritit absolut për të triumfuar në fund, në dy garat e para të sezonit të zhvilluara në Katar dhe Indonezi mori në total vetëm një pikë.

Më pas Bagnaia përsëri vazhdoi me rezultate jo të favorshme drejt rrugës për t’u shpallur kampion bote. Në dy çmimet e rradhës të zhvilluara në Amerikë dhe Argjentinë, Bagnaia e mbylli vetëm në vendin e pestë.  Ndërsa gara e Portugalisë ishte për t’u harruar, pasi 25-vjeçari e përfundoi garën në vendin e tetë dhe mbi të gjitha pa të triumfonte rivalin e tij më të afërt për të dytën herë duke krijuar një shkëputje të madhe pikësh.

Reagimi i parë i kampionit erdhi në garën numër gjashtë të zhvilluar në Spanjë, aty ku ai zhvilloi një garë spektakolare, për të rrëmbyer 25 pikët e plota.

Çmimi i madh i rradhës u zhvillua në Francë  ku italiani nuk mori asnjë pikë, pasi për shkak të  një aksidenti të pësuar në pistë nuk e mbylli dot garën. Bagnaia u rikthyer përsëri te fitorja në shtëpinë e tij, pasi në garën e zhvilluar në Itali ai e mbylli në vendin e parë.

Rivali i tij më i afërt Fabio Quartararo bëri çdo gjë mirë në dy garat e rradhës, pasi 23-vjeçari triumfoi dhe mori 50 pikë dhe në mesin e sezonit ai u shkëput 91 pikë nga italiani.

Nga ky moment kishin mbetur vetëm 10 gara, diferenca ishte e madhe, por kampioni nuk hoqi dore në asnjë moment, besoi deri në fund dhe arriti diçka që nuk e kishte bërë asnjë pilot më parë në historinë e Moto GP.

Reagimi i Francesko Bagnaias ishte i menjëhershëm, pasi ai fitoi katër cmimet të mëdha rradhazi të zhvilluara në Holandë, Angli, Austri dhe San Marino. Ai u bë piloti i parë në histori për Ducatin që arriti të fitonte katër gara rradhazi duke grumbulluar 100 pikë.

Më synimin për të arritur fitoren e pestë rradhazi, Bagnaia nuk ia doli mbanë, pasi garën e përfundoi i dyti, ndërsa në Çmimin e madh të Japonisë, 25-vjeçari nuk mori asnjë pikë pas një aksidenti të pësuar dhe diferenca mes tij dhe pilotit me te afert Fabio Quartararo ishte vetëm 18 pikë.

Ringritja e Bagnaias erdhi në dy garat e rradhës, në Çmimin e madh të Tajlandës dhe Australisë, ku ai e mbylli në vendin e tretë, ndërsa rivali i tij nuk arriti të përfundonte asnjë garë deri në fund, dhe nuk mori asnjë pikë. Italiani krijoi një avantazh prej 14 pikësh.

Në garën e parafundit të zhvilluar në Malajzi, Bagnaia arriti të triumfonte për herë të shtatë këtë sezon, ndërsa Fabio Quartararo, e mbylli në vend të tretë dhe tashmë diferenca ishte 23 pikë. Gjithçka u vendos në garën e fundit. Në Çmimin e madh të Valencias, Bagnaia e mbylli në vendin e nëntë, që i mjaftonte për t’u shpallur kampion.

25-vjeçari e mbylli sezonin me 265 pikë, ndërsa rivali i tij më i afërt Fabio Quartararo me 248 pikë. Ky sezon i Moto GP do të mbahet mend gjatë për rikthim historik të kampionit Bagnaina. Italiani është piloti i dytë kampion në histori për Ducatin teksa Bagnaia është piloti i parë italian kampion që prej vitit 2009, ku atëherë triumfonte për herë të fundit  legjenda Valentino Rossi. Gjithashtu, Francesko Bagnaia regjitstroi dhe një rekord tjetër së bashku me Ducatin, pasi për herë të parë pas 50 vitesh, është rikthyer te titulli një pilot dhe një motor Italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat