Schumacher në vend të Lewis Hamilton te Mercedes

Formula 1

Schumacher në vend të Lewis Hamilton te Mercedes

Më: 1 janar 2023 Në ora: 17:08
Schumacher në vend të Lewis Hamilton te Mercedes

Këtë vit, Mick Schumacher do të jetë piloti rezervë i Mercedes, ku dy titullarët janë britanikët Lewis Hamilton e George Russell.

Mediat gjermane shprehen se kjo lëvizje e kryer nga shefi Toto Wolff nuk është e rastësishme, pasi ai mendon përtej vitit 2023, kur skadon kontrata e 7 herë kampionit të botës.

Në rast se Mercedes edhe këtë vit nuk do të jetë pretendent për titull, Lewis Hamilton mund të mos e rinovojë kontratën, pavarësisht deklaratave se marrëveshja mund të mbyllet shpejt.

Për pasojë, Mercedes mendon të mbajë Mick Schumacher si pilkot të parë për vitin 2024 në vend të veteranit britanik.

Për momentin kjo është një ide, por gjithcka është e mundur. Dikur, te makina gjermane ka garuar edhe babai i tij Michael Schumacher, kur u rikthye në Formula 1. E ardhmja e Mick do të varet nga ajo e Mercedes dhe e Hamilton, që për momentin ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e britanikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat