Perez: Mjaft më me urdhëra nga lart

Formula 1

Perez: Mjaft më me urdhëra nga lart

Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:04
Perez

Piloti meksikan Sergio Perez ka qenë një “ndihmës” i shkëlqyer dy sezonet e fundit në Formula 1, duke mbështetur shokun e tij të skuadrës Max Verstappen të shpallet kampion bote.

Dy pilotët e Red Bull vjet nuk u ndanë mirë, pasi holandezi nuk e ndihmoi meksikanin të sigurojë vendin e dytë për pilotë.

Ndaj, Perez duket se këtë sezon do të mendojë më shumë për veten e tij.

Po punoj fort, pasi mendoj se për sa i përket titullit, shumë varet edhe nga unë. Ne pilotët jemi gjithnjë të impenjuar në sfida të reja, por në këto momente ndihem në formë të jashtëzakonshme. Si kurrë më parë”, tha Sergio Perez.

“Është e qartë që këtë vit dua të ngre nivelin tim si dhe pretendimet e mia, duke dueluar për titull. Dua ta nis mirë sezonin për të evituar më pas urdhërat nga lart për të hapur krahun.

Mjaft më! Duhet të jemi konstantë dhe të përshtatem sa më shpejt me makinën e re, për të mos humbur kohë. Dua titullin”, tha Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat