Mick Schumacher e larguan nga Formula 1 për arsye politike

Formula 1

Mick Schumacher e larguan nga Formula 1 për arsye politike

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:51
Mick Schumacher

Shefi i skuadrës Alpha Tauri, Franz Tost, një nga personat që ka punuar më së shumti me të rinjtë, ka rrëfyer për mediat italiane se arsyeja pse Mick Schumacher u largua nga Formula 1 këtë sezon ka prapskenë poltike.

“Mick mund të vinte te skuadra jonë dhe do të më pëlqente shumë të ishte pjesë e ekipit tonë”, tha Tost.

“Jam i bindur që ka talent dhe i ka të gjitha letrat në rregull për të garuar me sukses në Formula 1. Ne nuk bëmë një ofertë pasi në mes hynë rrethana të tjera, le të themi arsye politike, duke qenë se ishte një pilot që vinte nga Akademia Ferrari”, u shpreh Tost, shefi i Alpha Tauri.

“Nuk patëm një angazhim mes nesh dhe Mick, por kam një opinion të mirë për të si pilot.

Unë jam i idesë se një pilot i ri ka nevojë të garojë 3 sezone në Formula 1 për të fituar të gjitha kompetencat e nevojshme. Vetë, pas 3 sezonesh mund të thuash se çfarë ai mund të bëjë e çfarë jo, mund të qëndrojë në F1 apo jo”, tha Tost.

Mick Schumacher, këtë vit do të jetë piloti rezervë te Mercedes. “Mercedes është një skuadër e madhe, një nga më të mirat në Formula 1 dhe Mick mund të mësojë shumë gjëra duke qenë pranë tyre”, tha Franz Tost.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat