Rossi: Pengu më i madh i jetës time është titulli i 10-të kampion

Formula 1

Rossi: Pengu më i madh i jetës time është titulli i 10-të kampion

Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:05
Rossi

Ish-piloti italian i MotoGP, Valentino Rossi, ikona e këtij sporti, prej një viti është tërhequr nga garat. Ai e mbylli karrierën me 9 tituj kampionë bote në garat e motoçiklizmit, pa mundur dot të korrë edhe trofeun e 10-të, që e ndoqi për shumë vite.

Pikërisht ky është pengu i vetëm për Rossi: “Sa herë që e mendoj titullin e dhjetë trishtohem, pasi nuk arrita dot ta fitoj atë. Mendoj se e meritoja një titull të tillë, duke u bazuar në nivelin dhe shpetësinë që kam patur në pistë”. Rossi aktualisht konkurron në garat Endurance me makina.

“Në dy sezone e humba titullin kampion në garën e fundit të sezonit. Edhe për këtë arsye, mendoj se e meritoja titullin e dhjetë në MotoGP.

Ndoshta periudha që kalova me Ducati me penalizoi në këtë drejtim, por nuk ndjej keqardhje për ato vite dhe vendimin që mora për të garuar aty. Nëse do të fitonim, do të shkruanim historinë”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat