Verstapen: Hamiltoni i rrezikshëm, nëse ka makinë të mirë  

Formula 1

Verstapen: Hamiltoni i rrezikshëm, nëse ka makinë të mirë  

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 12:39
Verstapen

Maks Verstapen, dy herë kampion bote në Formula 1, përgatitet për një tjetër sezon si protagonist me Red Bull”.

Më datat 23-25 shkurt, në Bahrein do të zhvillohen testet e vetme dimërore dhe piloti holandez shpreson të ketë sërish një makinë fituese, si vitin e kaluar.

“Mendoj se këtë vit nuk do të vuajmë shumë, ashtu si ndodhi vjet në fillimin e sezonit.

Jemi të motivuar dhe po punojmë pa ndalesa për të patur një tjetër vit pozitiv.

Kur rinovova me “Red Bull”-in, njerëzit menduan se isha i çmendur, pot gjithnjë kam besuar te projekti”, tha Verstapen.

Duke folur për këtë sezon dhe rivalët e tij, Verstapen dalloi se kush mund të jenë kundërshtarët që mund të rrezikojnë planin e tij në rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

“Njëri prej tyre është padyshim Hamilton, që është një nga pilotët më të mëdhenj në histori.

Nëse ka një makinë të mirë mund të dueloj sërish për titullin. Mendoj se kjo gjë vlen edhe për XHeorxh Rasell.

Nuk mbeten pas as Ferrari me Sharll Leklerk apo Lando Norris me MekLaren.

Gjithnjë nëse makina e tyre do të jetë e shpejtë dhe e aftë të duelojë për fitore.

Kur ke makinën e duhur ke edhe presionin më të madh për të mos bërë gabime. Gjithsesi, unë kam besim te vetja dhe Red Bull”, tha holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat