Verstappen dominon në Bahrein, zhgënjen Leclerc, befason Alonso

Formula 1

Verstappen dominon në Bahrein, zhgënjen Leclerc, befason Alonso

Më: 5 mars 2023 Në ora: 17:45
Pamje nga gara

Gara e para e sezonit, por në Bahrein nuk pati shumë histori.

Max Verstappen dominoi në cirkuitin e Sakhir teksa e nisi garën nga vendi i parë dhe e ruajti kryesimin deri në kthesën e fundit pa e vendosur kurrë në dyshim pozicionin e tij.

Red Bull dhe holandezi japin menjëherë që në start mesazhin se edhe në këtë sezon do të jenë pretendentët kryesorë ndërsa 25-vjeçari synon titullin e tretë radhazi në karrierë.

Sa i takon pjesës tjetër të pilotëve, Charles Leclerc provoi të rezistonte dhe të mbante podiumin.

Në fillimi piloti monegask ia doli të parakalonte Sergio Perez duke u ngjitur në vendin e dytë, por në vijim meksikani e rifitoi pozicionin e tij ndërsa numri një i Ferrarit u dorëzua në xhiron e 41-të me makinën kokëkuqje që duhej të tërhiqej para kohe nga gara. Kështu, Perez ishte ai që zuri vendin e dytë në Bahrein.

Ndërkohë, surpriza e madhe ishte Fernando Alonso i cili edhe pse u nis nga vendi i pestë, ia doli ta mbyllte garën në podium. Aston Martin iu përgjigj në mënyrën e duhur spanjollit që parakaloi Sainz dhe u rendit në vendin e tretë duke lënë pas në vendin e katërt pilotin e dytë të Ferrarit.

Sa i takon dyshes së Mercedesit, skuderia gjermane u duk në vështirësi me Lewis Hamilton që e mbylli në vend të pestë garën ndërsa shoku i skuadrës, George Russell nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë ndwesa mes tyre u rendit Stroll. Pjesa tjetër e dhjetëshes së parë u kompletua me Bottas, Gasly dhe Albon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat