Rossi prezanton motorin e ri dhe bën premtimin e madh

Formula 1

Rossi prezanton motorin e ri dhe bën premtimin e madh

Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:13
David De GeaRossi

Sot është kryer prezantimi i skuadrës VR46 Mooney Ducati, skuadra e ish-pilotit italian Valentino Rossi, në sezonin e tij të dytë në MotoGP.

Edhe këtë vit, motori italian do të pilotohet nga dy pilotë “vendës”, Luca Marini (vëllai i Rossi) dhe Marco Bezzecchi.

Testet dimërore të zhvilluar në Malajzi treguan se motori italian është në formë dhe se këtë vit mund të duelojë për podiumin apo më shumë.

I këtij mendimi është vetë Rossi, që premton se këtë sezon do të jetë më pranë ekipit të tij se vjet.

“Motorin e ri e keni parë në pistë gjatë testeve, është i shpejtë dhe objektivi ynë për këtë vit është të arrijmë sa më lart të jetë e mundur.

Këtë sezon do të kemi edhe “garat sprint”, pra do të kemi mundësi të tregojmë se sa vlejmë edhe në këto gara të shkurtra”, tha Rossi.

“Do të jetë një sezon i vështirë, por kemi një skuadër të fortë dhe mund t’ia dalim mbanë.

Objektivi është të shkojmë sa më shpesh në podium dhe jam gati të vë në dispozicion të skuadrës të gjithë përvojën time si pilot.

Entuziazmi nuk na mungon, të shohim ku mund të mbërrijmë më këtë motor”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat