Gati projekti për një garë spektakolare në Londër

Formula 1

Gati projekti për një garë spektakolare në Londër

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:13
Një pistë në Tamiz

Në Londër ëndërrojnë të organizojnë një garë të Formula 1 përgjatë lumit Tamiz.

Një garë qytetase, spektakolare, që do të paraqesë të gjitha bukuritë e kryeqytetit britanik. Ideja e londinezëve është të organizojnë një garë në rrugët e Londrës, duke nisur nga viti 2026.

Sipas mediave britanike, pista do të jetë kryesisht në rrugët e zonës së Royal Docks, në pjesën lindore të qytetit. Pista do të jeë 5.9 kilometra e gjatë, ndërkohë që përgjatë saj do të realizohen disa tribuna, që do të mbajnë deri në 95 mijë shikues.

Për organizatorët e kësaj gare kjo nuk është thjesht një ide, por një mundësi konkrete për organizimin e saj, ndaj projekti ka përfunduar në zyrat e Liberty Media.

“Janë të shumtë njerëzit që e mbështesin projektin dhe ka vullnet politik për ta organizuar atë. Mendojmë se ky është një projekt ekologjik dhe i realizueshëm”, thanë ideatorët e tij.

Kostoja për organizimin e kësaj gare shkon në 250 milionë stërlina dhe organizatorët kanë nisur nga puna për gjetjen e donatorëve. “Po presim autorizimin dhe më pas, mendojmë se brenda 24 muajsh mund ta ndërtojmë pistën. Ne synojmë që ta organizojmë këtë garë në vitin 2026”, thanë ideatorët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat