A do të shkëlqejë Vershtapen në Jeddah?

Formula 1

A do të shkëlqejë Vershtapen në Jeddah?

Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:41
Maks Vershtapen

A do të ketë Maks Vershtapen një rikthim të ri sot në orën 18:00 në Jeddah? Mundësia i jepet në çdo rast, pasi holandezi i Red Bull-it do të startojë në vendin e 15-të kur të fiken dritat në Grand Prix të Arabisë Saudite, gara e dytë e kampionatit botëror të Formula 1, faji i një problemi të hasur gjatë kualifikimeve.

Pas dominimit në tre seancat e praktikave të lira dhe në pjesën e parë të kualifikimeve (Q1), kampioni i dyfishtë i botës, u eliminua në fakt në Q2 për habinë e të gjithëve pasi humbi papritur fuqinë dhe deklaroi në një radio se kishte pasur problem me motorin.

Meksikani Sergio Perez, shoku i tij te Red Bull, do të startojë nga ‘pole position’, si vitin e kaluar. 

Ai mori një trofe të bukur nga duart e ish-futbollistit Patris Evra. Ai do të startojë përballë veteranit spanjol Fernando Alonso (41), i cili konfirmon kushtet shumë të mira të Aston Martinit të tij, dy javë pasi ishte në podiumin e Çmimit të Madh të parë të sezonit në Bahrein.

Rrallëherë, katër skuadra të ndryshme do të përfaqësohen në dy rreshtat e pare, pasi Xhorxh Rusell (Mercedes) dhe Karlos Sainz (Ferrari) do të startojnë përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt. 

Ferrari tjetër, ai i Sharl Lëklerk u penalizua me dhjetë vende (instalimi i një njësie të tretë të kontrollit elektronik që është përtej kuotës për t’u respektuar gjatë një sezoni të tërë), pavarësisht se kishte shënuar kohën e dytë më të shpejtë pas Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat