Perez fiton Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

Formula 1

Perez fiton Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

Më: 19 mars 2023 Në ora: 19:55
Perez

Red Bull ka konfirmuar se është përsëri makina dominuese e këtij sezoni të Formula 1.

Por ndryshe nga edicioni i kaluar, gara për titullin mes dy pilotëve të saj do të jetë shumë më e ndezur.

Serxhio Perez fitoi sot Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, garën e dytë të sezonit, duke lënë pas krahëve kampionin Verstapen, i cili mbajti kryesimin e renditjes së botërorit falë pikës ekstra për xhiron më të shpejtë.

Nëse Perez kryesoi nga starti e deri në finish, Verstapen, i cili nisej nga vendi i 15, përfitoi nga një makinë sigurie pasi Sttoll ndali njëvedshen e tij në pistë në xhirot e para të garës.

Ai ngjiti një nga një vendet dhe në fundin e garës, ishte në ndjekje të shokur të skuadrës derisa u dorëzua duke preferuar që të kërkonte xhiron e shpejtë që i dha kryesimin e kampionatit, edhe pse skuadra e tij i kërki në radio që të mos e bënte një gjë të tillë.

Podiumin e plotësoi Alonso me Aston Martin, i ndjekur nga Rasëll dhe Hemilton me makinat Mercedes.

Pas tyre Sainz dhe Lëklerk me dy makinat Ferrari, Okon dhe Gasli me dy makinat Alpine dhe Magnuson me Has, të cilët plotësuan zonën e pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat