Ish-piloti brazilian gjobitet me 780 mijë funta

Formula 1

Ish-piloti brazilian gjobitet me 780 mijë funta

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:08
Nelson Piquet

Tri herë kampioni brazilian i Formula 1, Nelson Piquet, duhet të paguajë plot 780 mijë funta si dëm moral për komentet raciste dhe homofobike për pilotin e Mercedes, Hamilton, sipas vendimit të një gjykate braziliane të premten.

Në një intervistë në nëntor 2021, Piquet përdro ofendime racore në lidhje me shtatë herë kampionin e botës kur komentoi përplasjen e Hamilton me Verstappen në Çmimin e Maddh të Britanisë.

Hamilton bëri thirrje për veprim  për të ndryshuar “mendësitë arkaike” pasi pamjet e intervistës u shfaqën qershorin e kaluar. Piquet, 70 vjeç, i kërkoi falje pilotit britanik dhe tha se komentet e tij ishtin përkthyer gabimisht.

Në një video tjetër që u shfaq më vonë, Piquet përdori gjuhë raciste dhe homofobike kundër Hamilton në një intervistë në podcast kur përshkroi se si Hamilton humbi kampionatin e vitit 2016.

Hamilton, të cilit iu dha shtetësi nderi në Brazil në qershorin e kaluar, është shoferi i vetëm me ngjyrë në këtë sport.

Akuzat u ngritën nga katër grupe të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Aleancën Kombëtare LGBT të Brazilit, e cila kërkonte që Piquet të paguante 10 milionë realë (vlera e lekut brazilian” për dëmet e pretenduara morale.

Në vendimin e tij, Gjykatësi Pedro Matos de ARruda tha se shuma e dëmshpërblimit u vendos “në mënyrë që si shoqëri, një ditë të mund të çlirohemi nga aktet e dëmshme që janë racizmi dhe homofobia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat