Ndryshon rregullorja e garave të këtij sezoni në Formula 1

Formula 1

Ndryshon rregullorja e garave të këtij sezoni në Formula 1

Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:04
Pamje nga një garë

Komisioni i drejtimit të garave të Formula 1, ka miratuar sot ndryshimin sa i përket garave të cilët paraprihen në këtë edicion nga “Sprintet”.

Një ndryshim i cili do të nisë që nga gara e kësaj fundjave që zhvillohet në Baku në Azerbajxhan.

Me modelin e vjetër, garat me “Sprint” kishin kualifikueset të premten, për të përcaktuar nisjen në minigarën e të shtunës. Kjo e fundit, përveç pikëve, me renditjen përfundimtare garantonte edhe renditjen për garën zyrtare të së dielës.

Ky model do të ndryshohet dhe duke filluar nga gara në Azerbajxhan, për të vazhduar në Austri, Belgjikë, Katar, SHBA dhe Brazil, do të jetë në fuqi rregullorja e re.

Kështu, kualifikueset e të premtes, do të përcaktojnë vijën e nisjes së garës së të dielës.

Ndërkohë, “Sprint” do të ketë kualifikueset e saj të shtunën, pak orë para se të zhvillohet mini-gara e cila u garanton pikë 8 vendeve të para.

Kjo mini-garë nuk do të ndikojë aspak në renditjen e nisjes së të dielës, ku në fuqi mbetet ajo e kualifikuesve zyrtare të së premtes, me përjashtimtë penaliteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat