Fundjavë kaotike dhe me shumë të papritura

Formula 1

Fundjavë kaotike dhe me shumë të papritura

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:28
Pamje nga një garë

Pas një pushimi të gjatë rikthehet këtë fundjavë botërori i Formula 1, me garën që do të zhvillohet në Baku (Azerbajxhan).

“Red Bull”, që këtu ka triumfuar 3 herë, synon të vijojë dominimin e saj pas fitoreve në tri garat e para sezonale.

Gjithsesi, Maks Verstapen i trembet kësaj piste, që sipas tij është kaotike.

“Është bukur të rikthehesh në pistë pas një kohe të gjatë pushim.

Baku është një pistë impenjative dhe çdo gjë duhet të jetë e përkryer, pasi gabimet në disa pjesë mund të kushtojnë rëndë”, tha holandezi i “Red Bull”-it, që kryeson renditjen.

“Duke qenë një pistë qytetase me pjesë të drejta të gjata të ofron shumë mundësi parakalimi.

Këtë fundjavë do të kemi edhe garën sprint, ndaj mendoj se kjo fundjavë do të jetë mjaft kaotike dhe me shumë të papritura”, tha Verstapen.

“Duhet ta nisim sa më mirë fundjavën, duke gjetur ritmin e duhur që në provat e lira dhe më pas të synojmë “pole”. Të shohim se si do të dalim nga kjo fundjavë”, deklaroi piloti i Red Bull-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat