Automobilistët e Kosovës u kthehen shtigjeve të garave

Formula 1

Automobilistët e Kosovës u kthehen shtigjeve të garave

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:03
Pamje nga një garë

Pas një pushimi relativisht të gjatë, automobilistët tanë, në këtë fundjavë, u kthehen shtigjeve të garave.

Maratona automobilistike nis me garën e disiplinës super auto sllallom, e cila do të mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Klubi organizator, Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK), i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe shpresojnë që fillimi i kampionatit të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Drejtori i Eurogoma RT, Nehat Çitaku pret që edhe garuesit të jenë në nivelin më të mirë.

“Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un i kanë nisur me kohë përgatitjet për fillim sa më të mbarë të kampionatit. Shpresojmë që të dielën gjithçka të jetë në rregull.

Është e qartë se interesimi për pjesëmarrje, në të dyja konkurrencat, është i kënaqshëm.

Na mbetet që të shpresojmë që garuesit të kenë një kampionat të suksesshëm, me gara atraktive, me disiplinë të lartë dhe me rivalitet të shëndoshë sportiv.

Bashkë me të gjitha këto, të synojmë edhe rezultate sa më të mira”, ka thënë Çitaku.

Paraqitja për garë bëhet të dielën nga ora 09:30-11:00 për të vazhduar më pas me procedurat e zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat