Leclerc përfundon pas barrierave, por i mjafton për vendin e parë

Formula 1

Leclerc përfundon pas barrierave, por i mjafton për vendin e parë

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:36
Leclerc

Charles Leclerc do të niset nga Pole Position për garën Sprint të Azerbajxhanit e cila do të zhvillohet në orën 15:30.

Piloti monegask u konfirmua si më i shpejti në pistën e qytetit Baku, teksa pas tij u rendit RedBulli i Sergio Perez. Vetëm vendi i tretë për Kampionin e Botës në fuqi, Max Verstappen.

Holandezi provoi deri në fund, por nuk gjeti ritmin e duhur për të rivalizuar Ferrarin e Leclerc, por edhe shokun e skuadrës.

Sakaq, vendi i katërt për George Russel të Mercedes ndërsa i gjashti do të niset Lewis Hamilton me Carlos Sains (vendi i pestë) që pozicionohet mes dy pilotëve të skuderisë gjermane. Dhjetëshja e parë mbyllet me Albon, Alonso, Stroll dhe Norris.

Kujtojmë se gara Sprint e këtij sezoni nuk përcakton më renditjen e garës së të dielës, por zhvillohet vetëm për pikë.

Provat zyrtare për Çmimin e Madh të së dielës u zhvilluan të premten dhe aty ishte po Charles Leclerc që mori Pole Position ndërsa më pas u renditen Max Verstappen dhe Sergio Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat