Russell i zhgënjyer nga Verstappen

Formula 1

Russell i zhgënjyer nga Verstappen

Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:54
Russell

George Russell dhe Max Verstappen patën një konflikt pas garës Sprint së të shtunës në pistën e Baku në Azerbajxhan.

Ishte britaniku ai që në pistë u shfaq agresiv dhe parakaloi holandezin duke pasur edhe një kontakt me këtë të fundit, madje duke i shkaktuar dëme në pjesën anësore Red Bullit.

Gjithsesi, gjatë garës, Verstappen ja ktheu reston pilotit të Mercedes teksa e parakaloi me lehtësi.

Pas përfundimit të garës, dy herë Kampioni i Botës kërkoi edhe një sqarim me Russell. Verstappen ja bëri të qartë Russell se do ta t’ia kthej në të njëjtën formë sapo t’i vijë mundësia ndërsa nuk munguan edhe ofendimet nga ana e holandezit.

Në lidhje me sjelljen e Verstappen, Russell së fundmi shprehet një Kampion Bote duhet të jetë më i përmbajtur.

“Nuk kam nevojë për faljen e tij. Ai është dy herë Kampion Bote dhe në këtë moment po kryeson sërish kampionatin. Nuk më shqetëson aspak sjellja e tij, por jam i zhgënjyer.

Ndoshta ka zhgënjyer edhe veten e tij me komentet e fundit. Unë e di dhe Max është një djalë i shkëlqyer, një pilot i madh, por fjalë e tij ishin të ekzagjëruara”, u shpreh Russell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat