Paraqitje e shkëlqyeshme e Kaçandollit në Spanjë

Formula 1

Paraqitje e shkëlqyeshme e Kaçandollit në Spanjë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 21:48
Pamje nga gara

Valdet Kaçandolli e ka përfunduar garën e parë me sukses dhe me një bagazh përvoje te vlefshme drejt mbledhjes së "frutave" të kampionatit evropian, në rrugën të cilin asnjë garues nga Kosova nuk e çoi deri në fund - Titulli i

Kampionit Evropian, në garat malore eHC - disiplina Hillclimb.

Tetë pikët e para dhe me një bagazh të madh, eksperiencë e përjetime, Kaçandolli do t’i mbajë afër vetes në rrugën e vështirë drejt ngjitjeve kodrinore me veturën e tij japoneze Suzuki Swift, të cilën departamenti i sportit e ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, që garuesit të mirë t’i japë konsistencë në çdo vozitje dhe qëndrueshmëri të fortë kur ajo testohet në limit.

Garën e Grupit 3 (e njohur si Grupi N i mëparshëm), e njëjtë me atë të disiplinës Rally, por për kushte të asfaltit abreziv dhe herë-herë të rrëshqitshëm me shi. Sidoqoftë, garën e fitoi ish-kampioni nga Shkupi, i cili pas aventurave nëpër kategoritë rrethore, iu rikthye maloreve. 

Stefanovski  me kohën totale prej 5 minutave, 54 sekondave dhe 7 të dhjetat, tregoi kombinimin më të mirë që jep treshja e artë dhe magjike e njeriut-makinë, kur asaj i shumëfishohet përvoja e artit të vozitjes.

I pasuar nga Losada, O'Play, Vesnic dhe Granier si pretendentë seriozë të titullit evropian, Kaçandolli është në rrugën e sigurt për të marrë përvojën më të mirë ndonjëherë, të cilën asnjë garues nga Kosova nuk e kishte fat. 

Menjëherë, pas shpalljes zyrtare të rezultateve, Valdeti u deklarua për këtë fakt shtesë në përvojën e tij prej veterani.

"Dua t’i falënderoj të gjithë ata përkrahës dhe adhurues të automobilizmit në Kosovë, që e kanë shpirtin garues dhe më kanë motivuar për ta bërë më të mirën time", u shpreh Valdeti i kënaqur me ndjesinë e

Kampionatit Evropian dhe 8 pikët e para të fatit për të. 

Kujtojmë që në vitin 2017, një tentim të tillë e kishte bërë kolegu i Valdetit, garuesi super energjik, Shkëlzen Lajqi, i cili kishte tubuar 88 pike nga 5 gara që kishte arritur t’i përfundonte me sukses, por në mungesë mjeteve financiare e pati ndërprerë karrierën dhe vetura e tij Mitsubishi EVO 9, tashmë është kampion Evrope me një garues malazez.

E vërteta e garave malore është që përveç motivimit, financave dhe talentit, gjithmonë është përvoja ajo që e bën dallimin në fund të kampionatit.

Shpresojmë që Valdeti të ketë sukses në garat tjera, me hapat e duhur dhe me disiplinën e vërtetë prej sportisti, ashtu siç e dëshmoi në garën e Spanjës me vullnetin e tij të fortë prej garuesi luftarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat