Leotrim Isufi fitues i garës Drag Race

Formula 1

Leotrim Isufi fitues i garës Drag Race

Më: 7 maj 2023 Në ora: 21:49
Fituesit në disiplinat e tyre

Leotrim Isufi me Audi S3 1.8 Turbo është fitues i garës së parë Drag Race për këtë vit.

Shtegun prej 402 metrave, Leotrimi e kaloi për kohën 09.425 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 244.90 kilometra në orë.

“Jam i kënaqur me fitoren, me organizimin e garës dhe pjesëmarrjen. Mirëpo, personalisht kam pritur rezultat më të mirë.

Besoj që në garën e radhës pista të jetë e përgatitur më mirë, ndërsa unë jam optimist se do ta përmirësoj kohën e arritur në garën e sotme”, ka thënë Leotrimi Isufi pas fitores.

Në finale të Klasës 9, ai ishte më i suksessëm se Lavdat Vllahiu.

Rivalitet i madh u tregua edhe në tri divizionet përkatëse.

Dje kanë përfunduar garat në klasat 13, 14, 15 dhe 16.

Divizioni FWD

Klasa 11

1.Labinot Syla (Opel Corsa)

2.Fetah Pacolli (Golf III)

Klasa 12

1.Ndriqim Rama (Golf)

2.Blendi Zymeri (Opel Kadet)

Divizioni RWD

Klasa 12

1.Adem Pulaj (Golf III)

2.Bedri Kryeziu (BMW)

Divizioni RWD

Klasa 9

1.Leotrim Isufi (Audi S3 1.8 Turbo)

2.Lavdat Vllahiu (Golf 4x4)

Klasa 11

1.Titan Shala (BMW 440 xi)

2.Muzafer Beka (Audi 3)

3.Isuf Zullufi (Audi RS3)

Klasa 12

1.Florjan Gashi (BMW 535 xi)

2.Petrit Maliqi (BMW 535 i)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat