Verstappen i jashtëzakonshëm, triumfon në Miami

Formula 1

Verstappen i jashtëzakonshëm, triumfon në Miami

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:48
Verstappen me makinln e tij

Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1 zhvilluar në pistën e Miami, duke korrur suksesin e tretë sezonal.

Një trium i jashtëzakonshëm i kampionit të botës, që e nisi garën nga vendi i 9-të, por arriti të bëjë një paraqitje të shkëlqyer, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sergio Perez.

Meksikani, që e nisi garën nga “pole”, nuk ishte në gjendje të fitojë, duke doëzuar kreun në momentin që dueloi me Verstappen. Holandezi, falë një strategjie ndryshe nga kreu, arriti të parakalojë rivalët dhe pas 20 xhirosh e pa veten në krye.

Edhe kur ndërroi gomat ai nuk zhgënjeu, duke parakaluar Perez dhe arritur një fitore të merituar dhe mbron kreun e renditjes së përgjithshme.

Në podium u ngjit edhe Fernando Alonso me Aston Martin, me spanjollin që rikthehet në podium, ashtu sikurse pat bërë në tri garat e para sezonale.

Kjo garë konfirmoi dominimin e Red Bull, që në të pestë garat e deritanishme ka arritur fitore të dyfishta, duke ngjitur dy pilotët e saj në dy vendet e para. Mirë u paraqit edhe Aston Martin, që rikthehet në podium pas garës së Baku.

Zhgënjen i katërti u klasifikua britaniku George Russell me Mercedes, ndërkohë që zhgënjen Ferrari, që asnjëherë nuk ishte në gjendje të duelojë për fitore. Carlos Sains u klasifikua në vendin e pestë dhe Charles Leclerc në vendin e shtatë, por makina italiane ishte shumë e avashtë. Mes dy makinave Ferrari u rendit Lewis Hamilton. Në zonën e pikëve edhe Gasly, Ocon e Magnussen, që u renditën në “top-10".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat