Rasell: Gjërat po shkojmë keq e më keq

Formula 1

Rasell: Gjërat po shkojmë keq e më keq

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:14
Rasell

Gara e fundit në Majemi ka qenë zhgënjyese për ekipin e “Mercedes”-it, e renditur larg më të mirave.

Paraqitja e mirë që makina gjermane bëri në Melburn duket një kujtim, ndërkohë që pas pushimeve “Mercedes” është dukur e avashtë.

“Te makina jonë nuk funksionoi asgjë në Majemi. Jemi duke vuajtur shumë në gjetjen e ekuilibrave të duhur, pasi makina kërcen kudo. Nuk vijnë rezultatet e dëshiruara dhe ky është një mëkat, pasi po punojmë shumë.

Sa më shumë që pista bëhej më e gomuar ne bëheshim edhe më të ngadaltë”, tha Xhorxh Rasell, që në garën e Majemit u rendit në vendin e katërt.

“Nuk jam aspak i kënaqur me këtë garë dhe shoh që situata është e vështirë. Nuk kemi ritmin e makinave të tjera dhe duket sikur gjërat po shkojnë edhe më keq për ne. Shpresoj që gjërat të zgjidhen sa më shpejt”, tha në fund Rasell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat