Mercedes i ri në pistën e Monakos

Formula 1

Mercedes i ri në pistën e Monakos

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:24
Makina Mercedes

Këtë fundjavë, Çmimi i Madh i Emilia-Romagnas u anulua për shkak të përmbytjeve në këtë rajon të Italisë teksa skuderitë tashmë përgatitet për garën e radhës në MonteCarlo.

Në pistën e Monaco, sytë do të jenë të gjithë mbi Mercedesin që do të paraqesë ndryshimet e reja në makinë dhe që janë kërkuar me aq shumë këmbëngulje nga ana e Lewis Hamilton.

Në fakt, një nga ndryshimet që lidhet me pjesën aerodinamike është frymëzuar nga Red Bull.

Gjermanët në këtë aspekt do të duhet të kopjojnë austriakët teksa ndryshimet në anësoret e makinës Mercedes do të mund të shihen edhe me sy të lirë. Ndërkohë, një tjetër aspekt është edhe tërheqja pas e sediljes së pilotit.

Hamilton disa herë është ankuar në lidhje me këtë pjesë duke theksuar se ishte e vështirë të pilotohej duke qenë se gjatë gjithë kohës kishte sytë tek gomat e tij të mëparme.

Drejtori i Mercedes, Wolff është shprehur më parë se Hamilton i ka bërë të qarta kërkesat e tij dhe se ata do të mundoheshin të kënaqnin britanikun.

Tashmë, që ndryshimet janë bërë realitet mbetet për t’u parë si do të reagojë Mercedesi në pistë dhe a do të mundet të rivalizojë RedBullin e Max Verstappen që edhe në këtë sezon duket i pakapshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat