Mbërrin revolucioni te Mercedes-i

Formula 1

Mbërrin revolucioni te Mercedes-i

Më: 20 maj 2023 Në ora: 16:36
Mercedes

Më në fund vjen revolucioni i shumëpritur për Mercedesin, që sipas synimeve të projektuesve të Brackley-t duhet të korrigjojë defektet e mëparshme të W14.

Versioni B i makinës së Lewis Hamiltonit dhe George Russellit duhet të kishte zbritur që në pistën e Imola-s këtë fundjavë, por për shkak të anulimit të garës në Itali, ky debutim do të bëhet në fundjavën e 28 majit, kur do të zhvillohet Çmimi i Madh i Monte Karlos.

Pavarësisht grackave të njohura tashmë të qarkut që përshkon rrugët e qytetit të principatës të Monakos, skuadra e drejtuar nga Toto Wolff nuk dëshiron të humbasë më shumë kohë të çmuar. Prandaj ata do të përfitojnë nga data e parë e disponueshme për të zbritur në pistë makinat me pjesët e reja.

Versioni i rishikuar i Mercedes W14 do të ketë një dizajn krejtësisht të ri të pjesëve anësore të tij, të  frymëzuar nga Red Bulli, të cilat do të jenë menjëherë të dukshme edhe për sytë më pak ekspertë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht aerodinamikën e makinës. Por kjo nuk është e vetmja risi.

Edhe Lewis Hamilton do të ketë kushte më të mira në ndenjësen e tij, për të cilën është ankuar shpesh se i krijonte dhimbje në shpinë. Megjithatë, për shkak të buxhetit të kufizuar, ky aspekt nuk do të jetë i mundur të revolucionarizohet plotësisht.

Por struktura modulare në bazën e projektit lejon që të përkulet më shumë vetëm disa centimetra pjesa mbështetëse e ndenjëses në njëvendëshen e Hamiltonit për ta ndihmuar atë të drejtojë sa më mirë makinën pa pasur nevojë të ndryshojë të gjithë ndenjësen në Mercedesin e britanikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat