Ferizaj gati për festën e parë automobilistike

Formula 1

Ferizaj gati për festën e parë automobilistike

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:46
Foto ilustruese

Fundjava e radhës për garuesit e auto sportit në Kosovë është rezervuar për të pasionuarit në disiplinën e auto sllallomit.

Rruga “Brahim Ademi” pranë palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj është “arena” e kësaj fundjave, në garën të cilën AK Ferizaj e organizon në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe Komunën e Ferizajt.

Auto Klubi Ferizaj tashmë njihet për masivitetin, por edhe rezultatet e mira në këtë disiplinë, prandaj është e sigurt që edhe këtë të diel interesimi për pjesëmarrje do të jetë i madh, ashtu sikur edhe synimi për sukses.

Sigurisht, edhe klubet tjera në garë hyjnë me ambicie shumë serioze, fakt ky që e shton rivalitetin, atraktivitetin dhe rrjedhimisht edhe interesimin e dashamirëve të auto sportit.

Pra, të dielën, me fillim në orën 11:00, “Ferizaj 2023”, do të jetë sfida e radhës për garuesit tanë të auto sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat