Ish-shefi i F1: Hamilton fiton nëse shkon te Redbulli

Formula 1

Ish-shefi i F1: Hamilton fiton nëse shkon te Redbulli

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:12
Ecclestone e Hamilton

Kontrata e re mes Mercedesit dhe Lewis Hamilton që ende nuk është firmosur ka lënë vend për spekulime.

Mediat britanike shprehen të sigurta për një interes të Ferrarit për shtatë herë Kampionin e Botës, madje duke pretenduar se italianët i kanë ofruar 38-vjeçarit një pagë prej 40 milionë euro.

Gjithsesi, sipas ish-shefit të Formula 1, Bernie Ecclestone ky skenar nuk është aspak i vërtetë, mbi të gjitha pasi te italianët janë të dashuruar pas Charles Leclerc ndërsa shtoi se Hamilton mund të rikthehet te suksesi në botën e shpejtësisë vetëm nëse shkon tek RedBull, por aty është Max Verstappen.

“Nuk e kuptoj pse Hamilton mund të ishte më mirë te Ferrari se te Mercedesi. Ferrari nuk është një “azil”, është një skuadër që kërkon të fitojë kampionatin më shumë se të tjerët.

Mua do të më surprizonte nëse Ferrari do të ishte e gatshme të lirohej nga Leclerc për Hamilton. Ferrari është i dashuruar me Leclerc, pastaj Hamilton ka thënë se kur të tërhiqet do të qëndrojë te Mercedesi dhe nuk bën sens të ndryshojë skuderi.

Pastaj nëse do të isha Hamilton dhe shoh Leclerc që ikën nga Ferrari, nuk do të gëzohesha sepse do të thotë se diçka nuk shkon te italianët. Mendoj se Hamilton do të qëndroj te Mercedes.

E vetmja skuadër që i ofron siguri për të fituar është RedBulli, por atje e sigurt se nuk ka vend për të”, u shpreh Ecclestone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat