Nuk është ende në kulmin e karrierës së tij

Formula 1

Nuk është ende në kulmin e karrierës së tij

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:13
Pamje nga një garë

“Nëse Max do të ketë një makinë të mirë do të vazhdojë të fitojë të tjera gara dhe tituj në Formula 1.

Nuk është ende në kulmin e karrierës së tij.

Çdo pilot që është apo do të jetë shok skuadre me të do të konsiderohet numri 2 në atë skuadër”.

I këtij mendimi është Francz Tost, ish-drejtues i skuadrave të Formula 1. Ishte pikërisht Tost që solli për herë të parë Max Verstappen në Formula 1, në vitin 2015, kur asokohe provoi dhe debutoi me makinën Toro Rosso.

“Mendoj se Max është një pilot të cilit mund t’i besosh gjithçka në garë, ashtu sikurse mund t’i besoje Michael Schumacher apo Sebastian Vettel.

Është një pilot i kompletuar dhe do të duhet shumë punë për rivalët që ta zbresin  nga podiumi”, tha Tost.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat