Djali i Kimi Raikkonen piloton një Ferrari në simulator

Formula 1

Djali i Kimi Raikkonen piloton një Ferrari në simulator

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:57
Djali i Kimi Raikkonen

Ishte viti 2018 kur Kimi Raikkonen pilotoi për herë të fundit Ferrarin në Formula 1.

Gjashtë vjet më vonë, një anëtar i familjes së tij është kthyer pas timonit të “kokëkuqes”, qoftë edhe virtualisht. Robin, djali i ish-kampionit të botës KImi Raikkonen, e vuri veten në provë makinën italiane, pak hapa larg nga pista e Fioranos, ku ndodhet simulatori i drejtimit.

Një test argëtues nën sytë e babait të tij Kimi, por edhe tregues i potencialit të shprehur nga fëmija, i cili do të mbushë 9 vjeç më 27 janar. Testi në simulator u shfaq në mediat sociale nga vetë Raikkonen, pilot ii fundit që ka fituar titullin kampion me Ferrari në Formula 1.

Raikkonen ka postuar një video në të cilën ndjek ecurinë e djalit të tij mes krenarisë dhe kuriozitetit, ndërsa Robin ka pilotuar me shumë natyrshmëri. Finlandez shprehu mendimet e tij: “Ditë e shkëlqyer me Robin në Maranello. Robin e shijoi vërtet ndjesinë realiste të shpejtësisë të ofruar nga simulatori dhe sigurisht pati një stërvitje të mirë për sezonin e ardhshëm”.

“Gjithashtu pata mundësinë të provoja simulatorin dhe më lanë shumë përshtypje saktësia dhe ndjesitë”, tha Kimi Raikkonen. Më pas, babai dhe i biri sfiduan njëri-tjetrin në një garë me kohë. Kimi thotë me një nuancë ironie: “Isha akoma pak më i shpejtë se Robin, por jo shumë. Djali është i shpejtë”.

Testi ishte i dobishëm për Robin për të përmirësuar teknikën e tij në funksion të garave të “kart” në të cilat ai ka qenë tashmë protagonist. Raikkonen Jr, në fakt, hyri në botën e garave në vitin 2019 dhe iu desh shumë pak për t’u ngjitur në podium. Një dëshmi e talentit të tij të parakohshëm.

Gjatë qëndrimit në Itali, Robin pati mundësinë të shihte Ferrari F2007 me të cilin babai i tij Kimi fitoi titullin 17 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat