McLaren njofton zgjatjen e kontratës me pilotin britanik

Formula 1

McLaren njofton zgjatjen e kontratës me pilotin britanik

Më: 26 janar 2024 Në ora: 22:42
Lando Norris

McLaren njoftoi këtë të premte se Lando Norris nënshkroi një “kontratë të re shumëvjeçare”, por pa specifikuar kohëzgjatjen e saj.

Para kësaj kontrate, piloti britanik, i cili iu bashkua skuadrës britanike në fillim të vitit 2019, kishte kontratë deri në vitin 2025.

Edhe pse nuk specifikohet, gjithçka tregon se kontrata do të përfundojë pas vitit 2026.

“Jam i lumtur që jam me njerëzit me të cilët jam rritur e që më ndihmuan të zhvillohesha si pilot dhe më bënë njeriun që jam sot.

Skuadra është më e fortë se kurrë dhe besoj se mund të fitoj kampionate”, tha anglezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat