Ka vazhduar edhe të dielën spektakli në parkingun e Viva Fresh në Veternik, ku u mbajt gara e dytë në disiplinën drift.
Njëjtë sikur të shtunën, gara ishte me shumë rivalitet, adrenalinë e atraktivitet.
Të dielën më i miri doli Fidan Kalludra me 120 pikë, i cili një ditë më pare u rendit i treti.
Në pozitën e dytë sërish u rendit Odeas Kuqi (100 pikë), ndërsa pozita e tretë i takoi Bunjamin Rexhepit (85 pikë), i cili të shtunën doli i pari.
Pas tyre u renditën: Irgys Cela, Erlon Hysa, Ersen Kurti, Çlirim Bajraktari, Eron Dema, Arbër Bela, Klodian Rusi e Endrit Ramuka.