Leclerc i shpall luftë Red Bullit: Në Suzuka dua fitoren e parë sezonale
Pavarësisht se përfundoi i dyti në provat kualifikuese të çmimit të madh të Belgjikës, Charles Leclerc zuri “pole position”, për shkak të një dënimi me 10 vende për Max Verstappen, i cili ndryshoi përsëri motorin e tij.
Vitin e kaluar, piloti i Ferrarit ishte nisur tashmë në këtë pozicion, por ai vetë e pranoi se, këtë herë, ishte i befasuar:
Është saktësisht i njëjti pozicion si vitin e kaluar, gjithashtu mirë sepse nuk e prisja. Me kushtet e vështira sot arritëm të bënim diçka mbi pritshmëritë tona, ndaj pavarësisht shiut ishte një ditë shumë e mirë për ekipin”, tha ai në një intervistë të shpejtë
Ashtu si në vitin 2023, Sergio Pérez do të startojë përkrah pilotit nga principata, i cili thekson se nuk do të jetë e lehtë të drejtosh garën që nga xhiron e parë:
“Tani duhet të fokusohemi tek e nesërmja dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi sipas parashikimit të motit, gara do të zhvillohet në asfalt të thatë. Nuk është e lehtë të fillosh i pari dhe të mbash pozicionin këtu, por do të përpiqem ta bëj.