Garuesi nga Kroacia, Laszlo Szasz, është fitues i garës “Brezovica 2024”. Szasz me Reynard deri te fitorja arriti me kohën 04:00.415 minuta, me shpejtësi mesatare prej 115.300 kilometra në orë.
Në këtë mënyrë, Szasz e ka vazhduar serinë e fitoreve, duke marrë parasysh se ka fituar edhe në Krujë dhe Kullë.
Në plasmanin e përgjithshëm të vlefshëm për FIA CEZ, i dyti u rendit garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri. Ai, me Tatuus, shtegun me gjatësi 7.7 kilometra e kaloi për 04:05.068 minuta, 04.653 sekonda vonesë krahasuar me fituesin.
Në podium u gjend edhe Gazmend Demolli, i cili ende po “njoftohet” me Norma M20. Demolli në cak arriti për 04:09.679 minuta.
Ndërkaq, tre të parët në renditjen për Exfis Kampionatin e Kosovës dolën: Gazmend Demolli, Përparim Dushi dhe Besfort Bunjaku.