Hamilton ballafaqohet me skuadrën pas polemikane në Miami

Formula 1

Hamilton ballafaqohet me skuadrën pas polemikane në Miami

Më: 7 maj 2025 Në ora: 11:56
Hamilton

Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Majemi tregoi se Ferrari është shumë larg pritshmërive.

Jo vetëm kaq, por pilotët po tregohen të paduruar dhe po debatojnë mes tyre dhe drejtuesve, duke nisur një krisje.

Ai që kërkohet të vendosë qetësi te “kokëkuqja” është shefi Frederic Vasseur, që pas garës amerikane ka patur një takim “kokë më kokë” me 7 herë kampionin e botës, Lewis Hamilton.

Përmbajtja e bisedës u zbulua nga vetë francezi.

“Shqetësimi im nuk ishte se ai duhej të fliste me mediat.

Përkundrazi, midis nesh duhet të jemi të qartë se në këtë situatë ai duhet të kuptojë pozicionin tim”, tha shefi i Ferrari.

“Ai duhet të më besojë mua, unë mund t’i besoj atij. E njëjta gjë vlen edhe për Charles. Kur marr një vendim, e marr për Ferrarin”, tha Vasseur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat