Norris - Piastri aleancë: Nuk duam të shkatërrojmë gjithçka

Formula 1

Norris - Piastri aleancë: Nuk duam të shkatërrojmë gjithçka

Më: 30 maj 2025 Në ora: 11:55
Norris - Piastri

Gara e radhës së Botërorit të Formula 1 është ajo që zhvillohet këtë fundjavë në Spanjë, me McLaren që konsiderohet favorite.

Gjithsesi, frika më e madhe te makina britanike është beteja e brendshme mes dy pilotëve të saj, me Oscar Piastri që ka 3 pikë më shumë në renditje se Lando Norris.

Duke folur për mediat, Piastri tha:

“Mendoj se problemi më i madh ndoshta do të jetë zhurma e tepërt që është krijuar për këtë sfidë mes meje dhe Lando. Ndërkohë që mes meje dhe Lando nuk ka një gjë të tillë.

Nuk do të bëjmë kurrë asgjë që është josportive ose që e vë skuadrën në vështirësi”.

“Sigurisht që duam të luftojmë çdo fundjavë për fitore, por nuk do ta kalojmë kurrë atë kufi që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme. Sepse, siç e kam thënë shumë herë, nuk duam të kemi vetëm një mundësi”, tha Oscar Piastri.

“Ne të dy do të jemi në McLaren për një kohë të gjatë dhe duam të luftojmë për kampionatin çdo vit. Dhe, unë mendoj se ne të dy e dimë se nuk është e mençur të përpiqesh të fitosh një kampionat për pilotë dhe të rrëzosh shtëpinë në këtë proces”, tha australiani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat