Mugello pret duelin Marquez-Bagnaia

Formula 1

Mugello pret duelin Marquez-Bagnaia

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 19:20
Pamje nga një garë

Mund të kishte ndodhur në Jerez, por të gjithë e presin atë tashmë të ndodhë në Mugello këtë fundjavë.

Po flasim për duelin më të shumëpritur këtë sezon, midis Marc Márquez dhe Francesco Bagnaia, të dy të veshur me uniformën e kuqe zyrtare të Ducatit, në qarkun e jashtëzakonshëm toskan. Marc Marquez është treguar shumë më superior se Bagnaia deri tani.

Italianit i mungon konkurrenca në luftën për fitore, nuk ka patur pritshmëritë e duhura nga motori i tij edhe pse pritej shumë më tepër në fillim të kampionatit. Por tani vjen raundi i Mugello-s, aty ku Pecco ka fituar tre herët e fundit që MotoGP ka garuar atje. Por ai vjen në këtë garë me një mungesë besimi më shumë besim se kurrë nga Ducati i tij.

Megjithatë shtysa që Bagnaia garon në pistën e vendit të tij, përpara publikut të tij, gjithmonë ofron një shtysë më tepër, qoftë edhe vetëm për spektaklin e spektatorëve italianë, të cilët presin të dëgjojnë himnin e tyre kombëtar si në pistë ashtu edhe në fund, në podium.

Por Pecco e di se për ta arritur këtë i duhet të kalojë jo vetëm shokun e tij të skuadrës, Márquez, por edhe vëllain e tij, Aleks. Pista italiane është një nga ato që Marc e ka shënuar me të kuqe, ku ka hasur gjithnjë vështirësi, por të gjithë e dinë që spanjolli nuk është nga ata pilotë që dorëzohen lehtë pa luftuar deri në fund të garës.

 Gjithsesi Bagnaia duhet të luftojë fort kundër dy vëllezërve Marquez për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në Mugello.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat