Nuk e mohon interesimin

Formula 1

Nuk e mohon interesimin

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 18:39
Maks Vershtapenin - majtas

Drejtori i Mercedesit, Toto Volf, nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Maks Vershtapenin.

53-vjeçari austriak ka folur sërish për pilotin e Red Bullit dhe për një afrim të mundshëm të tij te Mercedesi.

“Është logjike që të shqyrtojmë dhe të shohim se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Por kjo nuk e ndryshon mendimin tim për Xhorxh Rasëllin dhe Andrea Kimi Antonelin. Jam shumë i kënaqur me pilotët aktualë.

Nëse kërkon të kthehesh në majë, duhet të sigurosh pilotët më të mirë.

Është normale të bisedosh me pilotë si Vershtapen”, deklaroi Toto Volf, i cili luan me dy porta, teksa në njërën anë thekson se është i kënaqur me pilotët aktualë të Mercedesit, por në krahun tjetër nuk i mohon kontaktet me katër herë kampionin e botës në Formula 1.

Toto Volf e di shumë mirë se që nga viti 2024 Vershtapen nuk është i kënaqur me performancën e makinës së tij Red Bull, dhe synon t’i afrojë holandezit një njëvendëshe më konkurruese për ta joshur që të kalojë te Mercedesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat