Marquez triumfon në Sachsenring në garën e 200-të në karrierë

Formula 1

Marquez triumfon në Sachsenring në garën e 200-të në karrierë

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 14:48
Marquez

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, e 200-ta në karrierë për të, zhvilluar në pistën e Sachsenring. Triumf i merituar i kryesuesit të Botërorit, që thellon edhe më tej diferencën në renditje.

Një garë që do të mbahet mend për rrëzimet e shumta të pilotëve, plot 8 të tilla, ndërkohë që vetëm 10 pilotë e mbyllën garën. Në vendin e dytë u rendit Alex Marquez me Ducati Gresini, që përfitoi nga rrëzimet e disa pilotëve.

Podiumi kompletohet me italianin Francesco Bagnaia, i treti me motorin tjetër Ducati, që gjithshtu përfitoi nga tërheqja e mjatf konkurrentëve. Gara e sotme, ndryshe nga ajo sprint zhvilluar të shtunën, u zhvillua në kushte normale.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Marquez është gjithnjë e më shumë lider, i shkëputur gati 80 pikë nga vëllai i tij. Ndërsa Bagnaia është akoma edhe më pas, në një botëror që duket se do të mbyllet shumë shpejt këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat