Audi prezanton sponsorin zyrtar për Botërorin e 2026-ës

Formula 1

Audi prezanton sponsorin zyrtar për Botërorin e 2026-ës

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 15:29
Pamje

Botërori i 2026-ës në Formula 1 do të ketë risi jo vetëm sa i përket rregullave të reja që do të implementohen, por edhe sa i përket skuadrave pasi do të jenë dy të tilla debutuese.

Njëra prej tyre është Audi, e cila ka blerë Sauber-in dhe që nga viti i ardhshëm do të garojë me motorin e saj të prodhuar në Gjermani.

Paraditen e sotme gjigandi gjerman i automobilave ka bërë me dije se ka arritur një akord me neobankën “Revolut”.

Sipas marrëveshjes thuhet se partneriteti me kompaninë britanike nis nga janari i 2026-ës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat