Spanjollët dominojnë në garën sprint të Austrisë

Formula 1

Spanjollët dominojnë në garën sprint të Austrisë

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 15:38
Pamje nga gara

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën sprint në MotoGP, të vlefshme për Çmimin e Madh të Austrisë. Ky është triumfi i 12-të i spanjollit në garat sprint të këtij sezoni në 13 të tilla të zhvilluara.

Një fitore që nuk ishte aspak e lehtë për pilotin e Ducati, që u nis i katërti dhe vetëm 5 xhiro nga fundi arriti të parakalojë të vëllanë, Alex Marquez. Ky i fundit u rendit i dyti me Ducati Gresini, pa mundur dot të triumfojë.

Në podium u ngjit edhe spanjolli Pedro Acosta me KTM, disi më i distancuar me dy të parët, duke lënë pas Marco Bezzecchi me Aprilia. Një gharë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që u detyrua të lërë garën në mesin e saj.

Pas kësaj gare, Marc Marquez vijon të dominojë botërorin e MotoGP, tashmë i shkëputur 123 pikë karshi të vëllait në renditjen e përgjithshme. Ndërkohë që rivalët luftojnë për podiumin, ai nuk e diskuton fitoren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat