Verstapen: Nuk pres asgjë nga ky sezon

Formula 1

Verstapen: Nuk pres asgjë nga ky sezon

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 17:13
Vershtapen

Pas pushimit veror, Maks Vershtapen e pranon se ky sezon nuk po shkon sipas pritshmërive.

Piloti holandez i Red Bull e sheh veten 97 pikë larg liderit Oskar Piastri dhe me shumë pak gjasa për të luftuar për titullin botëror.

E megjithatë, nuk mungon motivimi për të shfrytëzuar çdo fundjavë gare për të rikuperuar ndjesi dhe besim te RB21 – një makinë që sipas tij ka qenë në rënie që nga fillimi i vitit 2025.

“Duhet të bëjmë më të mirën dhe të shohim nëse kemi mundësi në garat e mbetura. Edhe pse viti tjetër do të jetë krejt ndryshe, duhet të gjejmë performancë në këtë makinë”, tha Verstapen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat